TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Mars 2023, 21:50

Aksidenti tragjik në Greqi, Federata e Hekurudhave thërret nesër protestë 24-orëshe

Shkruar nga Pamfleti

Aksidenti tragjik në Greqi, Federata e Hekurudhave thërret nesër

Aksidenti tragjik i përplasjes së dy trenave në Greqi, ka shkaktuar protesta masive dhe trazira të shumta në qytete të ndryshme. Qytetarët akuzojnë qeverinë dhe institucionet për nivelin e ulët të sigurisë në sistemin e tyre hekurudhorë.

Ndërkohë që nesër është paralajmëruar një tjetër protestë nga vetë Federata e Hekurudhave, ku do të kërkohet një afat kohor të qartë për zbatimin e projekteve të reja për të shmangur ndonjë incident në të ardhmen.

Menjëherë pas mbledhjeve dhe duke marrë parasysh rezultatet e diskutimeve, do të mblidhet Bordi Drejtues i Federatës, për të marrë vendimet përkatëse, pa përjashtuar edhe përshkallëzimin e mobilizimeve, në rast se rezultatet nuk konsiderohen pozitive.

Të paktë 57 persona kanë humbur jetën nga ky aksident tragjik, ndërkohë që ekipet e emergjencave po kërkojnë trupat e personave të cilët rezultojnë ende të zhdukur.

 

greqi protesta

Lini një Përgjigje