
Deputeti italian, Francesco Emilio Borrelli ka shpërthyer ndaj kryeministres italiane, Giorgia Meloni teksa i bën thirrje që të kërkojë drejtësi për aksidentin tragjik që i mori jetën dy italianëve në Shqipëri.
Domenico Gritto dhe Vincenzo Tizzano humbën jetën kur motori i tyre u përplas nga një Mercedes që drejtohej nga një minoren.
Borrelli tha gjithashtu se më shumë zhurmë u bë për faturën e papaguar nga 4 turistët italianë në Berat, sesa për vdekjen e dy të rinjve në Sarandë.
“Shpresoj që kryeministrja Giorgia Meloni të marrë masa në kohë për t’i kërkuar qeverisë shqiptare, drejtësi për Domenico Gritto-n dhe Vincenzo Tizzano-n, dy të rinjtë që u shtypën dhe u vranë në Sarandë të Shqipërisë nga një Mercedes i drejtuar nga një i mitur, i cili në asnjë mënyrë nuk mund të ishte në timon, siç konstatohet nga vetë policia që po heton.
Bëjeni me më shumë këmbëngulje dhe vendosmëri me të cilën ndërhytë për të mbrojtur restorantin shqiptar, duke paguar faturën prej 80 eurosh për katër italianët që u larguan nga restoranti pa paguar.
Fatkeqësisht, për momentin nuk është thënë asnjë fjalë për bashkëqytetarët tanë që humbën jetën në aksidentin tragjik, as nga ju dhe as nga kryeministri shqiptar.
Për fat të keq, një faturë e papaguar në një restorant bën më shumë zhurmë se dy italianë që janë viktimë e një pirati të rrugës”, shkruan deputeti.
Lini një Përgjigje