
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qendër të Milanos në Itali. Mësohet se një 30-vjeçar ka ndërruar jetë në spital si pasojë e aksidentit. Raportohet se tre kalimtarë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas policisë, një 55-vjeçar është autor i ngjarjes i cili rezultoi pozitiv në testin e alkoolit që iu bë në vendin e ngjarjes.
Sipas mediave italiane, autoritetet kanë nisur hetimet për rastin në fjalë.
Lini një Përgjigje