Sipas mediave malazeze, janë vrarë dy anëtarë të klanit kriminal Škaljar.
Dy persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur mëngjesin e sotëm në Cetinje, pas një sulmi me bombë në Cetinje të Malit të Zi.
Sipas mediave malazeze, janë vrarë dy anëtarë të klanit kriminal Škaljar. “Vijesti” raporton se të vdekur kanë mbetur Petar Kalugjeroviq dhe Dragan Roganoviq.
Njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vend. Sipas një burimi nga kreu i Drejtorisë së Policisë, i dyti më pas i është nënshtruar plagëve të marra.
Shpërthimi ndodhi pas orës 09:00 të 20 qershorit në hyrje të Qendrës së Sportit.
Një numër i madh i zyrtarëve policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe hetimet janë duke u zhvilluar për këtë ngjarje.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë punonjësit e policisë. Për zbardhjen e të gjitha rrethanave dhe fakteve, si dhe ndriçimin e kësaj ngjarjeje. Zyra në Podgoricë po ndërmerr masa dhe aksione intensive për të zbardhur ngjarjen”, njofton zyrtarisht Policia.
Me muaj të tërë policia kishte frikë se diçka e tillë mund të ndodhte në Cetinje, pasi një numër i madh i anëtarëve të klaneve kriminale janë liruar nga burgu.
Shumica e tyre janë liruar nga paraburgimi sepse gjykata nuk ka nxjerrë as aktgjykim të shkallës së parë tre vjet pas ndalimit të tyre. Numri më i madh i personave, të cilët policia i ka mashtruar si anëtarë të OKG-së, ndodhen në Cetinje.
Lini një Përgjigje