TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 1 Maj 2024, 10:32

Trekëndëshi i zi Berisha- Meta- Rama në luftë frontale kundër SPAK dhe përpjekjeve amerikane për Drejtësi

Shkruar nga Pamfleti
Trekëndëshi i zi Berisha- Meta- Rama në luftë frontale
Trekëndëshi i Zi /

Dosjet e aferave dhe krimeve treshes të trekëndëshit Rama- Berisha- Meta, kanë numër e volum të madh dhe rrjet bashkëpunëtorësh brenda dhe jashtë Shqipërisë, hetimi i të cilëve kërkon me shumë hetues, prokurorë e fonde...

Gjatë raportimeve që ka bërë Altin Dumani, ka deklaruar, se hetimi për zyrtarët e lartë ka numër të lartë e volum dosjesh, për përballimin e të cilave duhen më shumë hetues, prokurorë e fonde.

Qeveria dhe Parlamenti, nuk po ia miraton kërkesat SPAK-ut, por japin nga 500 milionë Euro në vit për PPP, shtim patronazhistësh nëpër zyra, udhëtime nëpër botë e makina luksoze.

Pra, jo se qeveria nuk ka mundësi financiare, por sepse faktet kanë treguar, që Edi Rama, në ujdi me Sali Berishën e Ilir Metën, nuk lejojnë që SPAK të përshpejtojë proceset, me qëllimin e vetëm, që hetimet për aferat e tyre të zvarriten, bllokohen, të kalojnë afatet e të pushohen.

Sipas deklaratës së Altin Dumanit, Shqipëria duhet të këtë nga 1 SPAK e BKH të veçantë, vetëm për Sali Berishën, Ilir Metën e Edi Ramën; që të kenë mundësi të hetojnë e çojnë në gjykatë brenda afatit, vjedhjet dhe krimet e tyre dhe familjarëve të tyre, shumica të njohura publikisht.

P.sh., nga investigimet që ka bërë “Pamfleti”, është evidentuar se Sali Berisha, gjatë viteve në pushtet si president e kryeministër, madje dhe gjatë viteve në opozitë, ka autorësi direkt dhe përgjegjësi penale për 55 dosje të rënda korrupsioni e krimesh, disa edhe me vrasje.

Deri tani, ndaj Sali Berishës po hetohet vetëm afera “Partizani” dhe është dhënë “Arrest shtëpie” për të, dhëndrin Jamarbër Malltezi e “Detyrim Paraqitje” për ortakun e tyre Fatmir Bektashi.

Por personalisht për Sali Berishën, nuk janë prekur dosjet e krimeve dhe korrupsionit, si p.sh., dosja e tragjedisë së Gërdecit me 26 viktima që shkaktoi biznesi i tij familjar me vendim qeverie apo dosja “21 Janari” me 4 protestues të vrarë nga gardistët e urdhëruar prej tij.

Një SPAK i veçantë duhet për Ilir Metën, për t’i hetuar 50 dosje të rënda vjedhjesh me tenderë, toka, troje, koncesione e privatizime të pasurive publike; për pastrim parash e porosi vrasjesh me pagesë, gjatë kohës kur ishte ministër, zv/kryeministër, kryeministër e President Republike.

Deri tani, ndaj Ilir Metës po vazhdon hetimi vetëm për dosjen e aferës CEZ-DIA dhe operacionet plastike të Monikës, por nuk janë prekur dosja e shitjes së BKT me 1 (një) USD te mafia turke “Çallik”; shitja me 5% të vlerës e ish-fabrikës së qumështi “Ajka” dhe “Profarmës” te Tomë Doshi; koncesionet e minierave të kromit, bakrit, naftës “Bankers”, zhdukja e Eduard Belegut, vrasjet e Qazim Tepshit e Zamir Stefanit dhe dosje të tjera.

Kryeministri Edi Rama, ka autorësi e përgjegjësi penale direkt, për 30 dosje aferash të rënda korrupsioni dhe vjedhje të fondeve shtetërore e të pasurive publike; për 78 dosje vjedhjesh të pasurive publike nëpërmjet dhurimit të tokave e objekteve me skemën “1 Euro”, dhe 45 dosje vjedhjesh të tokave e plazheve shtetërore, nëpërmjet dhurimit me skemën “Investitor Strategjik”.

Deri tani, SPAK ka arritur të hetojë dhe të çojë për gjykim vetëm dosjet e landfilleve Elbasan e Fier dhe ka nisur hetimin për landfillin e Tiranës, por nuk ka hetime për kullat në mes të Tiranës, për resortet, për kullat “Alabbar”, për dosjen e Teatrit Kombëtar etj. etj.

Në këtë mos-veprim të SPAK, ka raste klientelizmi siç është dosja e Frida Krifcës me fondet e BE, dosja “Ilir Beqja -Ermal Mamaqi”, 3 dosjet “Salillari”, dosja e Artan Gaçit e Artan Dulakut.

Por realiteti është, se dosjet e trekëndëshit Rama- Berisha- Meta, kanë volum e rrjet bashkëpunëtorësh edhe jashtë Shqipërisë, hetimi i të cilëve kërkon me shumë hetues, prokurorë, logjistikë e fonde.

Por këto mundësi e nevoja pune, Edi Rama në ujdi me Sali Berishën e Ilir Metën, nuk po ia krijojnë SPAK-ut e BKH-së, sepse e dinë që do hetohen gjithë zullumet e tyre./Pamfleti

trekëndëshi i zi rama berisha meta spak drejtësi përpjekja amerikane

Lini një Përgjigje