Është identik si rasti i Klodian Zotos, Mirel Mërtirit e Stela Gugalljas dhe italianit Giuseppe Ciaffaglione të aferës së landfilleve, të cilët krijuan dhjetëra shoqëri fiktive e kryen transaksione financiare fiktive brenda grupit të tyre mafioz, për të justifikuar miliona Euro pagesa që merrnin nga shteti...
Në dosjen hetimore për aferën e koncesionit të pajisjeve kirurgjikale, SPAK ka mbledhur shumë prova konkrete me dokumente tatimore, që faktojnë se dy ortakët Ilir Rrapaj e italiani Umbro Staccini që kanë 85% të koncesionit, kanë kryer shumë mashtrime e vjedhje financiare.
Përveç kompanisë koncesionare “Sani Service Shpk”, këta kanë krijuar një rrjet me 32 shoqëri të tjera fiktive, të regjistruara në emër të familjarëve e punonjësve të tyre, me të cilat bënin pagesa sikur kryenin furnizime e shërbime ndaj koncesionit të pajisjeve kirurgjikale.
Sipas dosjes së SPAK, rezulton se përveç drejtuesve të firmës koncesionare e punonjësve, Ilir Rrapaj krijoi shoqëri fantazma në emër të vëllait Mitat Rrapaj, ndërsa ortaku italian Umbro Staccini i krijoi në emër të gruas Elisabetta Anzanello, drejtoreshë e koncesionit “Sani Service”.
Këta kanë lidhur kontrata fiktive për gjoja shërbime, blerje pajisjesh, konsulenca e n/kontraktime sterilizimi, kur faktikisht ishin firmat e krijuar prej tyre duke kryer pagesa financiare brenda koncesionit, për të justifikuar dhe fshehur vjedhjet me rritjen e kostove.

Sipas dosjes hetimore, ortaku kryesor italian Umbro Staccini me 45% të pronësisë së koncesionit, është “koka” e këtij mashtrimi e falsifikimi financiar dhe tatimor me vlerë afro 40 milionë Euro rritje kostosh fiktive të koncesionit të pajisjeve kirurgjikale.
Ortakët Ilir Rrapaj e italiani Umbro Staccini, lidhnin kontrata false dhe bënin sikur i blinin vetes së tyre pajisje kurgjikale, riparime e shërbime konsulence, nëpërmjet shoqërive të tyre, por duke pasur si strumbullar shoqërinë koncesionare “Sani Service Sh.p.k” ku janë pronarë.
Në dosjen hetimore dhe akuzën e SPAK, vërtetohet se këto mashtrime e vjedhje financiare, Ilir Rrapaj e italiani Umbro Staccini, i kanë kryer me firmat “Eumedica Senior”, “Globalsher”, “AlbaMed 2014”, “Me-Sys s.r.l”, “Comfort Sh.p.k”, “Servizi Italia”, “Tecnosanimed”, "Eumedica Senior", “Gama Service”, “Steralb”, “Sitec”, "Steralb", "Neëster Systems srl", "Geonet Sistemi srl", “Martin Italia srl" etj.
Por megjithëse SPAK e ka provuar këtë mashtrim e vjedhje në vlerën 40 milionë Euro shtesë nga fondet e shtetit shqiptar, nuk po urdhëron arrestimin e Umbro Staccinit.

Është arrestuar ortaku Ilir Rrapaj, por nuk po kërkohet arrestimi i ortakut të tij italian Umbro Staccini, pavarësisht se mashtrimin dhe vjedhjen me firmat fiktive e kanë kryer bashkë, madje është provuar se italiani është “koka” e kësaj skeme mafioze.
Është identik si rasti i Klodian Zotos, Mirel Mërtirit e Stela Gugalljas dhe italianit Giuseppe Ciaffaglione të aferës së landfilleve, të cilët krijuan 36 firma fiktive dhe kryen transaksione financiare false brenda grupit të tyre mafioz, për të justifikuar, fshehur e zhdukur miliona Euro që merrnin nga shteti.
P.sh, për italianin e koncesionit të landfilleve, Giuseppe Ciaffaglione, SPAK ka nxjerrë urdhër-arresti e urdhër kërkimi ndërkombëtar, ndërsa për italianin Umbro Staccini të koncesionit të pajisjeve kirurgjikale, nuk e ka marrë as nën hetim, megjithëse kanë kryer të njëjtën skemë mashtrimi financiar.
Lënia e tij jashtë hetimit, krijon dyshime se e mbron dikush në kupolën qeveritare shqiptare./Pamfleti
Lini një Përgjigje