TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia29 Prill 2023, 11:51

Lindita Nikolla, 47 milionë lekë për servisin e 3 makinave të saj vetëm një ditë pas zgjedhjeve vendore

Shkruar nga Pamfleti
Lindita Nikolla, 47 milionë lekë për servisin e 3 makinave
Lindita Nikolla

Nuk themi të mos mirëmbahen e të mos jenë të sigurta makinat e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, sepse ajo është personalitet i lartë dhe jeta e saj ka shumë rëndësi për fatet e vendit dhe popullit, por ‘mbaje pak dorën’ oj Linditë...

Tenderët në Kryesinë e Kuvendit, janë skemë e heshtur e kryetares Lindita Nikolla, duke krijuar përshtypjen sikur nuk abuzohet me asnjë qindarkë, por faktikisht janë miliona lekë që zhduken për blerje e shërbime fiktive e me çmime 2-3 herë më të larta se kostot e tregut.

Më 28 prill, 2023, krye parlamentarja Lindita Nikolla ka shpallur një tender me 47 milionë lekë me TVSH, për gatishmëri mirëmbajte të 3 makinave të saj zyrtare “Mercedes-Benz S350L”, “Mercedes-Benz ML 350” dhe “Mercedes-Benz S560”.

Kriteri i vetëm i tenderit, është ky: Firma fituese, do kryejë shërbime për 3 makinat, vetëm kur t’i thotë shoferi i Lindita Nikollës, pra, do jetë për servis në gatishmëri, por me pagesë totale paradhënie ditën e lidhjes së kontratës.

Sipas kodit të prokurimit publik, për shërbimin servis të makinave të titullarëve e institucioneve publike, tenderi nuk duhet bërë për “shërbim gatishmërie”, por kur makinat pësojnë defekt apo sipas katolagut kohor teknik të sigurisë, sepse kur gërvishten blejnë makina të reja.

Përveç tenderit për makinat e saj, krye parlamentarja Lindita Nikolla ka shpallur edhe një tender tjetër 125 milionë lekë me TVSH, për mirëmbajtjen e makinave të vartësve të saj shefa në Kuvend, me të njëjtin kriter anti- ligjor për “gatishmëri mirëmbajtjeje”.

Nuk themi të mos mirëmbahen e të mos jenë të sigurta makinat e Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, sepse ajo është personalitet i lartë dhe jeta e saj ka shumë rëndësi për fatet e vendit e të popullit, por pak kujdes me paratë e shqiptarëve.

Të dy tenderët, do zhvillohen më 15 maj, vetëm 1 ditë pas zgjedhjeve lokale; por kujtojmë që çdo 6 muaj, Lindita Nikolla bën edhe tenderë me vlerë nga 12 milionë lekë, për blerje lulesh të freskëta për dy zyrat e saj./Pamfleti 

Lindita Nikolla, 47 milionë lekë për servisin e 3 makinave

Lindita Nikolla, 47 milionë lekë për servisin e 3 makinave

lindita nikolla makina e kuvendit 47 milionë lekë

Lini një Përgjigje