TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia12 Shkurt 2026, 12:35

Edi Rama i vë syrin godinës së ish të përndjekurve, a po projektohet një tjetër kullë përballë Parlamentit?

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama i vë syrin godinës së ish të përndjekurve, a
Ndërtesa e ish të përndjekurve /

Me pretekstin e “monumentit kulture”, godina 1228 m² në zemër të Tiranës i kalon Blendi Gonxhes, ndërsa skenari i rrafshimit dhe ndërtimit të kullës duket i përgatitur...

Qeveria ka transferuar në administrim të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit godinën e Shoqatës së ish-të përndjekurve politikë, një pasuri shtetërore në zonën më të lakmuar të Tiranës. Ndërtesa, e shpallur papritur “Monument Kulture”, dyshohet se do të rrafshohet me justifikimin e amortizimit, për t’i hapur rrugë ndërtimit të një tjetër kulle në qendër të kryeqytetit. Rasti shton dyshimet për një skemë të vazhdueshme transferimi dhe tjetërsimi të pasurive publike në favor të klientëve të pushtetit.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë shenjën e radhës për ndërtimin e një kulle tjetër në qendër të Tiranës, përballë hyrjes së Parlamentit, nëpërmjet skenarit për të transferuar te Blendi Gonxhe një godinë publike me qëllim rrafshimin e saj.

Me justifikimin e nevojës për mjedise aktivitetesh kulturore, Edi Rama, me propozimin e tij dhe me Vendim nr. 67, datë 6 shkurt 2026, ka urdhëruar kalimin në administrim të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të godinës së Shoqatës së ish-të përndjekurve politikë.

Edi Rama i vë syrin godinës së ish të përndjekurve, a

Vendimi përcakton kalimin në administrim të ministrit Blendi Gonxhe të kësaj ndërtese në qendër të Tiranës, në zonën më preferenciale dhe më të shtrenjtë për biznes ndërtimi, kuptohet për klientët e Edi Ramës.

Ndarja kadastrale e kësaj godine është bërë në katër pasuri: nr. 6/461, nr. 6/463, nr. 6/262 dhe nr. 6/263, të përdorura si zyra dhe njësi tregtare me qira. Godina është dykatëshe, me sipërfaqe totale trualli 1228 metra katrorë, pronë shtetërore.

Në vendimin e qeverisë, kryeministri Edi Rama ka mashtruar duke e deklaruar “Monument Kulture” godinën e zyrave të Shoqatës së të Përndjekurve Politikë, për të justifikuar transferimin e saj në administrim të Blendi Gonxhes.

Gjatë 12 viteve në pushtet, Edi Rama nuk e preku këtë godinë, të cilën tani e quan “Monument Kulture”, madje nuk i lyeu as fasadën, ndërkohë që para 7 vitesh e hoqi nga lista e monumenteve.

Ndërsa tani, që nuk ka më sheshe ndërtimi në qendër të Tiranës, iu vërsul godinës së të përndjekurve politikë, duke ia kaluar Blendi Gonxhes, i cili zbaton pazaret.

Kjo është pasuria e pestë publike në qendër të Tiranës që kryeministri Edi Rama i kalon në administrim Blendi Gonxhes si ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Më parë, pasi e emëroi ministër të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, i kaloi në administrim të gjitha pasuritë shtetërore: godina, ish-ndërmarrje ekonomike, institucione kulturore, troje, toka dhe pyje.

Edhe godina e ish-të përndjekurve politikë ishte në administrim të Ministrisë së Ekonomisë, por kryeministri Edi Rama ia hoqi dhe ia kaloi ministrisë së drejtuar nga Blendi Gonxhe, me justifikimin e nevojës për mjedise aktivitetesh kulturore.

Sipas informacionit, pas disa kohësh kjo godinë do të rrafshohet me arsyetimin se është tepër e amortizuar; dhe sipas skemës së pazarit që zbaton Elira Kokona e Korporatës së Investimeve, në atë truall do të ndërtohet një kullë tjetër. /Pamfleti

 

godina e ish të përndjekurve edi rama kulla

3 Komente

  1. s
    spiuni

    o njerez, po si mund te jeni kaq dele!!!!! si mund te duroni qe cdo pjese e pasurise kombetare qe ruan gjurme te se shkuares, pjese te trashegimise erj ti rrembeje vetem nje i semure si mundet vengu, kumbaro e gjithe kumbaret e qeverise te pasurohen me pronen e popullit e shumica te vuaj jeni si delet qe shkojne ne thertore !!!! zgjohuni !!!!!

    1. E
      Emigranti ES

      E zbraze venin o Rame,e degjenerove. Nuk le shpi pa prish e nuk le tok pa ndërtu e pa fal. Ty stë vje keq o zgëqe por çar faji kemi ne.Nuk pyte e menove i her për kte popull o kolerë.Fushat te pishinat,toka pranë ish policisë bashkiake,rrëzë bashkisë,teatri,fjalët që qarkullojn për ndërtim pranë FARIT te Liqeni,pallatet pa leje të Luk Morinës e Salillarit tek liqeni that,kulla te insituti zoologjisë,kulla në Myslym Shyr,kulla kudo. Sa banor jemi o laskar mjekër bardh?? Nuk jan në proporcion të drrejtë ndërtimet me nr e popullsinë o gruqim.Ik e boj ADN Zahos se e ke midis Sorosit e Joel Kaplanit (rabinit të tironës) ene problemin e syve e kan identik. “Urim “nga shpirti për ty o Ram,vdeksh sot e mos e kapsh ditën e nesërme

      1. X
        Xoni

        Ajo eshte ndertese e vjeter e Tirones e patjeter do te kete pronare, ku ka prone shteterore aty?! Natyrisht pronaret do jene duke i degjeneruar ne gjykaten e krimit. Mos gjetsh paqe o Edver me gjithe Salen edhe ne boten tjeter nqs ka?! Kishit qene e keqe e madhe per ket vend!!!!

        Lini një Përgjigje