Siç duket, për paprekshmërinë e tij, zyrtarët e SPAK kanë barriera klienteliste, politike e interesash, prej faktit se te skandali “McGonigal”, Babloku është “bosi” i ‘punëve të zeza’; ndërsa Duçka është si “Veshka mes dhjamit”: sekser e këshilltar i Edi Ramës dhe kushëri e ortak i Ilir Metës
Kushtetuta dhe Kodi i Procedurës Penale nuk e ndalojnë drejtësinë, që kryeministri të merret në pyetje e hetohet, kur kryen vepra penale brenda e jashtë Shqipërisë, por prokuroria territoriale dhe SPAK nuk po veprojnë për rastin “McGonigal”, megjithëse Edi Rama është i përfshirë.
Nëse për Edi Ramën, po përdoret alibia se ende nuk është shpallur i pandehur nga SHBA, zyrtarët e SPAK nuk sqarojnë mos-hetimin e Dorjan Duçkës, paçka se është pjesë e skandalit “McGonigal”.
Në dosjen e FBI, Dorian Duçka rezulton se veprat penale i ka kryer në Shqipëri, SHBA e Austri, duke shfrytëzuar postin si këshilltar i kryeministrit Edi Rama, në shërbim të interesave private të Charle McGonigal, shqiptaro-amerikanit Agron Neza e vetë Edi Ramës.
Drejtësia shqiptare, konkretisht SPAK-u e ka detyrim ligjor të fillojë hetimin ndaj Dorian Duçkës pa kallëzim penal, por kryesisht, me indicie nga dosja e FBI, ku emri i tij përmendet disa herë si pjesë aktive e krimeve të kryera nga grupi “McGonigal- Neza”.
Në hetimet e FBI dhe në akt-akuzën e Drejtësisë Amerikane, Dorjan Duçka del si personi që ka çuar 225 mijë USD te Charles McGonigal nëpërmjet Agron Nezës, ka financuar shpenzimet e tyre në Shqipëri, Austri e Kosovë dhe ka paguar dëshmitarët.
Po kështu, Dorjan Duçka është skeduar si personi që ka nxjerr dokumente nga zyra e Edi Rama dhe ia ka dhënë Agron Nezës e McGonigal, për lobim politik e penal kundër kreut të PD, Lulzim Basha.
Ka indicie e dëshmi të shumta, se Dorjan Duçka ka qenë sekseri i treshes Rama- McGonigal- Neza, për të zhvatur miliona Euro nga oligarkë, trafikantë, biznesmenë, ministra, kryebashkiakë, prokurorë e gjyqtarë në Shqipëri, duke i mashtruar sikur DASH i kishte gati për “non grata” dhe McGonigal e Agron Neza, do t’i hiqnin nga lista duke pasur garant kryeministrin Edi Rama.
Gjersa Dorjan Duçka i ka kryer krimet në Shqipëri, SPAK duhet të kishte filluar menjëherë hetimin, duke i kërkuar dosjen FBI-së, duke i ndaluar largimin jashtë vendit dhe bllokuar pasaportën, por SPAK nuk vepron dhe e lejoji të ikte në Dubai.
Siç duket, për paprekshmërinë e tij, zyrtarët e SPAK kanë barriera klienteliste, politike e interesash, prej faktit se te skandali “McGonigal”, Babloku është “bosi i punëve të zeza”; ndërsa Duçka është si “veshka mes dhjamit”: sekser e këshilltar i Edi Ramës dhe kushëri e ortak i Ilir Metës./Pamfleti
Lini një Përgjigje