Zona e ish-Cirkut Kombëtar do të mbushet me kulla. Sot u prezantuan projektet për këtë zonë dhe pas shqyrtimit të tyre, pasdite u shpall fituese studioja francezes L’AUC.
Juria e vlerësoi studion franceze me votim unanim, sipas prezantuesit të vendimit të jurisë.
"Vendimi unanim i jurisë ishte L’AUC si fituese, mund edhe të duartrokisni tani. Edhe siç e thashë më parë, përpara se të vini si fituesit e këtij projekti, më lejoni të përmend disa nga gjërat që kemi diskutuar në juri. Janë disa gjëra që ju do duhet t’i përpunoni ose t’i merrni në konsideratë. Një gjë ka të bëjë me pozicionin e teatrit, ne e kuptojmë tërësisht. Ato gjëra që janë bërë nga ana tjetër janë bërë për të tërhequr njerëzit që të vijnë në këtë zonë. Megjithatë, ne mendojmë që, pavarësisht strategjisë tuaj, ju do të gjeni mënyrën e duhur për ta ndryshuar këtë situatë", tha prezantuesi i vendimit.



Lini një Përgjigje