TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Qershor 2024, 21:16

Zjarri në Shkodër, helikopteri i FA mbërrin për të shuar flakët; 110 zjarrfikësa dhe 160 policë në terren

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Shkodër, helikopteri i FA mbërrin për të

Ka mbërritur në lagjen Qafëhardhi të Shkodrës, helikopteri i Forcave të Armatosura, i cili po ndihmon forcat zjarrfikëse për të shuar flakët masive që kanë përfshirë disa banesa.

Për shuarjen e këtyre flakëve janë mobilizuar 21 mjete zjarrfikëse, të repartit të Shkodrës, nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari.

Po ashtu, në terren ndodhen edhe 110 efektivë të forcave zjarrfikëse, 30 efektivë të Policisë Shkodër, 20 efektivë të repartit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër dhe 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës.

Për zjarrin e përmasave të mëdha që përfshiu tregun e rrobave të përdoruara dhe disa banesa në Shkodër, ka reaguar edhe kryebashkiaku Benet Beci. Në një postim në Facebook, ai shprehet se është kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile, ndërkohë që kanë mbërritur zjarrfikëse nga Malësia e Madhe, Lezha dhe Ulqini.

“Të gjitha strukturat e Bashkisë të angazhuara kundër zjarrit të rënë para pak minutash në tregun e rrobave të përdorura në Qafë Hardhi.

Është kërkuar ndihmë nga Emergjencat Civile, teksa zjarrfikëset vijojnë punën e në ndihmë të tyre janë nisur mjete nga Malësia e Madhe e Ulqini. Fatmirësisht dëmet janë veç materiale”, shkruan Beci.

Mjetet zjarrfikëse nga Ulqini, Tivari, Lezha dhe Malësia e Madhe kanë mbërritur në vatrën e zjarrit. Për pak minuta mbërrin helikopteri i emergjencave civile i cili u kërkua nga Kryetari i Bashkisë për neutralizimin e vatrës së zjarrit.

zjarri në shkodër

Lini një Përgjigje