TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Dhjetor 2023, 07:27

Zjarri në Lushnjë, flakët vihen nën kontroll pas 10 orësh

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në Lushnjë, flakët vihen nën kontroll pas 10

Rreth orës 01:00 forcat zjarrfikëse duket se kanë arritur të shuajnë zjarrin në qendrën tregtare Metropol e cila shpërtheu rreth orës 14.40 minuta të 25 dhjetorit.

Dramatike ishte ngjarja e djeshme në Lushnjë, ku një pallat 12 katësh u përfshi nga flakët.

Pavarësisht se për disa orë u punua për lokalizimin e tij dhe se vatrat u fikën, disa orë më vonë zjarri u riaktivizua.

Kjo bëri që të evakuoheshin dhe banorët e pallateve ngjitur vatrës së zjarrit. Pas disa orësh në luftë më flakët, zjarri u arrit që të shuhej zjarri.

Kujtojmë se ushtria erdhi në ndihmë për shuarjen e flakëve përveç forcave zjarrfikëse nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani, etj.

 

Lini një Përgjigje