
Situatë e vështirë nga zjarret në malin e Velës në Lezhë.
Flakët po përparojnë në drejtim të fshatit Kallmet, duke vënë në rrezik zonën e banuar.
Shumë forca zjarrfikëse dhe banor të zonës ndodhen në terren duke punuar për shuarjen e flakëve të cilat po përhapen nga era e fortë.
Po ashtu edhe helikopteri 'Cougar' i FA po punon për shuarjen e zjarrit.
Intensiteti i erës e cila favorizonte per rritjen e aktivitetit të vatres është ulur. Komandanti i MZSH i bashkisë ka stacionuar zjarrfikëse pranë banesave me qëllim mbrojtjen e banesave. Në terren janë 40 forca zjarrfikëse, 10 mjete zjarrfikëse, 3 bashkia Lezhë, 2 bashkia Kamëz, 1 bashkia Malsi e Madhe, 1 bashkia Mirditë, 3 bashkia Tiranë dhe 9 forca të shërbimi pyjor, 4 forca te MC, Grupet e FNSH të policise së shtetit dhe ato të rendit dhe rrugores.”, thuhet në njoftim.
Lini një Përgjigje