
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në zonën naftëmbajtëse në qytetin e Kuçovës. Zjarri ka alarmuar banorët pasi në zonë ka mjaft puse nafte në gjendje pune.
Pas njoftimit të marrë, në ndihmë të zjarrfikësve të Kuçovës, drejt zonës u nisën të gjitha shërbimet zjarrfikëse të Beratit, pasi u vunë në rrezik puset dhe banesat e lagjes.
Flakët vijuan me shpejtësi, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta. Për shkak të përhapjes në masë të zjarrit, flakët u vunë nën kontroll nga shërbimet zjarrfikëse pas më shumë se një ore.

Tashmë zjarri është shuar totalisht, pa shkaktuar asnjë dëm në banesa e puse, ndërkohë që po mbahen në monitorim ato pak vatra që janë ende të nxehta rreth puseve të naftës. Si pasojë e zjarrit u dogjën 2 ha ferra, shkurre e kallamishte.
Lini një Përgjigje