TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Gusht 2025, 22:55

Zjarr i madh në Dukat, rrezikohen banesat; në Drashovicë situata vijon të jetë alarmante

Shkruar nga Pamfleti

Zjarr i madh në Dukat, rrezikohen banesat; në Drashovicë situata

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në fushën e Dukatit, vetëm 50 metra larg disa banesave, duke krijuar një situatë tepër të rrezikshme. Flakët përhapen me shpejtësi, ndërsa banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente për të shmangur përfshirjen e objekteve të banimit.

Në vendngjarje, deri pak minuta më parë, ishte vetëm një makinë policie dhe disa kalimtarë të rastësishëm, ndërkohë që zjarrfikësja nuk kishte mbërritur ende. Pamjet publikuara tregojnë banorët duke u përpjekur vetë të shuajnë flakët, ndërsa tensioni rritet çdo moment.

Një tjetër zjarr ka shpërthyer në një kodër pranë fshatit Drashovicë, në Bashkinë Selenicë. Terreni i vështirë dhe era e fortë po favorizojnë përhapjen e flakëve, duke rritur rrezikun për zonat përreth. Autoritetet njoftojnë se ndërhyrja do të bëhet sa më shpejt për të parandaluar përkeqësimin e situatës.

Lini një Përgjigje