TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Janar 2025, 13:59

Zbardhja e vrasjes në Shkodër, Softa: Të përfshirë më shumë se 2 persona, arma do verifikohet nëse është përdorur për krime të tjera

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhja e vrasjes në Shkodër, Softa: Të përfshirë
Eksperti Fatjon Softa

Policia e Shkodrës ka zbardhur krimin në fshatin Dragoç në Postribë. Për ekzekutimin e Ramazan Mataj janë arrestuar dy vëllezër Arjon dhe Klisman Hasaj.

Sipas policisë, autori i cili dyshohet se ka shkrepur armën është Arjon Hasaj. Shkak për këtë ngjarje dyshohet të jenë bërë veprimet e Ramazan Mataj, i cili sipas Policisë kishte ndikuar për prishjen e marrëdhënieve bashkëshortore të motrës së autorit.

Eksperti i i sigurisë e cilësoi si punë të mirë, zbardhjen e krimit në fjalë. Ai thekson se ngjarje të tilla janë më të lehta për tu zbardhur në krahasim me atentatet mafioze, pasi këto të fundit kryejnë veprime me metoda të sofistikuara.

“Në këtë atentat kanë qenë më shumë se dy persona, autori i dyshuar dhe vëllai i tij, por edhe dy persona të tjerë, që janë në kërkim dhe janë persona të identifikuar dhe që kanë qenë pjesë e realizimit të këtij atentatit. Në ngjarjet e grupeve kriminale kanë qenë më të kujdesshëm dhe më të sofistikuar, autorët kanë qenë të maskuar, kanë djegur armët dhe makinat”, tha ai në “News Line”.

Më tej, ai pohoi se arma e gjetur e groposur në oborrin e banesës së vëllezërve Hasaj, do t’i nënshtrohet ekspertizës për të vërtetuar nëse është përdorur në ngjarje të tjera kriminale ose jo.

“Arma e krimit dhe gëzhojat do të krahasohen nëse kjo armë është përdorur në ngjarje të tjera apo jo. Policia është një strukturë, në të cilën nuk ndryshon gjithçka, por dhe drejtuesit kanë aftësitë e tyre menaxhuese”, u shpreh Softa.

 

Lini një Përgjigje