TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Nëntor 2023, 22:49

Ylli Manjani: Nëse Meta ka gisht në çështjen CEZ-DIA, ta fusin brenda në burg

Shkruar nga Pamfleti

Ylli Manjani: Nëse Meta ka gisht në çështjen CEZ-DIA, ta

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, foli në lidhje me thirrjen e Ilir Metës në SPAK, për çështjen CEZ-DIA.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania ai theksoi se nëse Meta është i përfshirë në këtë çështje ta fusin në burg.

Mes tjerash nënvizoi se drejtësia po përdoret për gjykime politike.

Nuk i dimë detajet për Metën që u thirr në SPAK. Unë e kuptoj që në Shqipëri ka politikanë ku përfshihet Berisha, Meta, Edi Rama gjithashtu që publikisht kanë nevojë që të gjykohen. Ky gjykim nuk ka ardhur në mënyrën e duhur nga mjetet politike, dhe është orientuar gjithë opinioni publik që këtë gjykim që se kanë bërë mjetet politike, po kërkojnë të ja bëjnë gjykatës. Drejtësia po përdoret për gjykime politike. Nëse Meta është përgjegjës për CEZ-DIA, ok në rregull, ta fusin në burg ta lënë të lirë. Me një episod  nuk mund të krijosh një ngjarje kaq të madhe”, tha ai.

Lini një Përgjigje