TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Korrik 2025, 21:38

Vrasja në Fier, Klodiana Lala: Ka shumë mistere, po hetohet edhe për persona të tjerë të përfshirë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja në Fier, Klodiana Lala: Ka shumë mistere, po hetohet edhe

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga krimi makabër në Fier, ku vajza mbyti babanë.

E ftuar në “Log” ajo u shpreh se për krimin në familje që ka ndodhur sot në fshatin Frashër të Patosit, policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa është arrestuar vajza 26-vjeçare dhe është shoqëruar nëna e saj.

Lala tha se vajza 26 vjeç ka vrarë babain duke e shtrënguar me tel.

“Ajo pretendon se babai ishte fanatik. Ajo punonte në serë; po punohet sa i përket gjurmëve të gishtërinjve, pavarësisht se vajza e ka pranuar, mbart sekrete. Duhet parë nëse ka patur njerëz të tjerë të jashtëm të përfshirë në këtë ngjarje”, tha Lala.

Lini një Përgjigje