TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2024, 11:23

Vrasja e nxënësit me thikë, Shemsi Prençi: Policia bëri deklaratë të nxituar për Martin Canin

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e nxënësit me thikë, Shemsi Prençi: Policia
Shemsi Prençi 

Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi  ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku në derën e shkollës ‘Fan Noli’ u vra nxënësi Martin Cani.

Prençi pasi akuzoi sistemin shëndetësor, deklaroi se, policia ka gabuar me deklaratën e djeshme që përgënjeshtronte mediat në lidhje me mundësinë e të pasurit një autor të dytë në krimin e rëndë.

‘Rasti i vdekjes së Martin Canit, përpos dhimbjes së madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare, ishte një dëshmi e qartë e degradimit të sistemit shëndetësor në Shqipëri, duke luajtur ping pongun sa në QSUT, sa në spitalin e Traumës.

Ky është një budallallëk i madh. Nëse ngjarja do të kishte ndodhur në Tropojë, nuk do të jepte ndihmën e parë spitali i Tropojës. Po të kishte ndodhur në Berat? Kjo është të tallesh me jetët njerëzore.

Çdo mjek, edhe një qendër shëndetësore, apo ambulancë e thjeshtë do të jepte ndihmën e parë, aq më tepër QSUT-ja ka aparatura për ta mbajtur në jetë dhe mund të shkonin mjekët e Traumës në QSUT.

Pse duhej të shëtiste i plagosuri? Ka plot raste që mjekët lëvizin nga Trauma dhe QSUT-ja në spitalet private ku paguhen më mirë.

Mua më kanë shqetësuar dy gjëra.Së pari, autori i veprës penale trajtohet në një spital privat. Për një gërvishtje e lejon shteti, këtu duket sikur shteti është palë me autorët. E trajton në një spital privat, për një gërvishtje.

Të dy të dëmtuarit, si viktima dhe ai që është në luftë me jetën, bëhet ping pong nga njëri spital në tjetrin. Që këtu kemi të bëjmë me një trajtim me dy standarde të përfshirë në një konflikt.

Shpresoj që deklarata e policisë të jetë e nxituar dhe jo e qëllimshme. Nëse do të jetë e qëllimshme do të jetë një ngjarje kriminale e dubluar e trajtuar me kriminalitet nga policia dhe prokuroria.

Përderisa jemi në fazën e hetimeve paraprake policia nuk duhet të dalë e të përgënjeshtrojë opinionin publik, apo gazetarët. Sepse ka plot raste kur gazetarët kanë hetuar dhe në fund janë bërë zbulimet, siç kanë thënë gazetarët.

Janë 10 plagë dhe nuk mund ta besoj kurrë që një fëmijë 10 vjeç të shkaktojë këtë tragjedi’, tha Shemsi Prençi në SYRI TV.

shemsi prençi 

Lini një Përgjigje