TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Nëntor 2024, 10:34

Mjekësia në zi, ndahet nga jeta mjeku onkolog Agim Karaj

Shkruar nga Pamfleti

Mjekësia në zi, ndahet nga jeta mjeku onkolog Agim Karaj

Mjekësia shqiptare është në zi. Mjeku i njohur onkolog, Agim Karaj është ndarë nga jeta ditën e sotme (25 Nëntor).

Homazhet në nder të tij do të zhvillohen ditën e sotme.

Ndërsa mjeku i ndjerë do të përcillet të martën për në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit, sipas një deklarate nga familja e onkologut, do të zhvillohet në orën 11:00 dhe varrimi do të bëhet në Tufinë.

“Me hidhërim të thellë dhe me dhimbje shumë të madhe njoftoj ndarjen nga jeta të babait tonë Prof.Dr Agim Karaj. Pritja dhe përcjellja bëhet tek funerali në Rrugën Bardhyl përballë postes shqiptare nr 32.Homazhet fillojnë sot ditën e hënë ne orën 10.00 dt 25.11.2024.Ceremonia e varrimit bëhet ditën e martë në datë 26.11.2024 ora 11.00.Varrimi bëhet në Tufinë. Me respekt, nga familja”, shkruhet në mesazhin e familjes.

Onkologu Agim Karaj ka ndërruar jetë një ditë para ditëlindjes së tij. Nuk është bërë e ditur shkaku i vdekjes së tij.

Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1975, Dr. Karaj filloi karrierën si kirurg në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku më pas u specializua si kirurg onkolog.

Në vitin 1987, ai u specializua në Institutin “Gustave Roussy” në Paris, një nga institucionet më të mira në botë për onkologji dhe onkoplastikë. Karriera e tij u pasurua nga pjesëmarrje në trajnime dhe konferenca ndërkombëtare, si dhe nga referimet e tij në institucione të njohura si Instituti i Onkologjisë në Milano.

Lini një Përgjigje