TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Nëntor 2025, 14:33

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Sadushi: Qëndresa, përgjigjia më e denjë ndaj këtij akti! 

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Sadushi: Qëndresa, përgjigjia
Sokol Sadushi

Kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka komentuar vrasjen e magjistratit Astrit Kalaja brenda sallës në Apelin e Tiranës pas dhënies së një vendimi për çështje pronash teksa ishte i pranishëm në Konferencën e Presidentëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian.

Kreu i GJykatws sw Lartw u shpreh se qëndresa dhe integriteti i tyre janë përgjigjja më e denjë ndaj një akti dhune në sallën e gjyqit.

“Mbështetja e gjyqësorit evropian është një kujtesë e fuqishme se integriteti i gjyqësorit është një vlerë e përbashkët. Qëndresa dhe integriteti ynë janë përgjigjja më e denjë ndaj një akti dhune në sallën e gjyqit, si sulm ndaj shtetit të së drejtës”, tha Sadushi, teksa falenderoi të gjithë anëtarët e rrjetit të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të BE-së, për mesazhet e solidaritetit të mbërritura gjatë kësaj periudhe.

Gjithashtu, Kryetari Sadushi, në Sesionin e dytë që iu kushtua rolit të mediave sociale në pavarësinë gjyqësore, në diskutimin e tij përmendi sfidat për të garantuar pavarësinë dhe paanshmërinë e gjyqësorit në epokën dixhitale, ndikimin e dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes në procesin vendimmarrës, si dhe domosdoshmërinë që drejtësia të ndërtojë një zë dixhital të besueshëm, të qetë dhe kurajoz në mbrojtje të integritetit institucional dhe rritjes së besimit të publikut te drejtësia.

sokol sadushi gjykata e larte

1 Komente

  1. C
    Cekani.

    Ku s'ka qeveri, nuk ka drejtësi. Është qelbur peshku nga koka. Mjerë populli i zakonshëm.

    Lini një Përgjigje