TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Janar 2024, 13:57

Vrasja e 32-vjeçares nga bashkëshorti në SHBA, flasin të afërmit në Shqipëri: Ishin të ndarë, donte t’i merrte vajzën

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 32-vjeçares nga bashkëshorti në SHBA, flasin të

Banorë dhe të afërm në fshatit Graçan të Mallakastrës kanë folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në SHBA, ku ish-bashkëshorti vrau 32-vjeçaren shqiptare dhe më pas u arratis me vajzën e mitur.

Të afërmit janë shprehur se ai donte t’i merrte vajzën dhe se ata ishin ndarë prej 2 vitesh.

“Vajzë shumë e mirë, familje nga më të mirat. E morëm vesh nëpërmjet vajzës, ka mbi 15 vite në Amerikë, nuk e njoh djalin, thonë që është nga Mallakastra, sipas të dhënave ai donte që t’i merrte vajzën, ata kishin një ose dy vite të ndarë, po këta femrën e konsiderojnë si plaçkë tregu, shitet e blihet sipas qejfit të tyre, por nuk është ashtu në të vërtetë”, tha fqinji.

Renato Muhaj vrau me armë zjarri gruan e tij Suela Saliajn dhe më pas rrëmbeu vajzën e tyre 8 vjeçe.

Mediat amerikane shkruajnë se Muhaj ka goditur të dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë.

Kur kanë hyrë në banesën e 34-vjeçarit, oficerët kanë gjetur të vdekur nënën e vajzës së tij Suela Saliajn. Por asnjë shenjë të 8-vjeçares, Alesia Muhaj e cila ishte rrëmbyer nga i ati.

Policia e gjeti 8-vjeçaren brenda pak orësh dhe e dërgoi tek familjarët e saj, ndërsa Muhaj u arrestua dhe u dërgua në paraburgim.

suela saliaj renato muhaj vrasja nga bashkëshorti

Lini një Përgjigje