TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Janar 2026, 07:18

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme 

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për

Ditën e Diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët dhe lokalisht deri mesatar.

Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Ndërsa në relievet e larta malore në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 12m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, era pritet të arrijë deri në 24m/s.

Deti – Valëzimi forcës 5-6 ballë.

moti

Lini një Përgjigje