TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Gusht 2025, 09:37

Vijon zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjës, 60 forca po punojnë në terren 

Shkruar nga Pamfleti

Vijon zjarri në Parkun Natyror të Gërmenjës, 60 forca po

Zjarri pranë Parkut Natyror të Gërmenjës në Korçë vazhdon të jetë ende aktiv, ku flakët janë përhapur poshtë piramidës 15, ndërsa në drejtim të Rezervatit Gërmenj-Shelegur nuk ka përhapje të re.

Rreth 60 forca nga MZSH Kolonjë, drejtoria rajonale e Zonave të Mbrojtura, policia kufitare, shërbimi pyjor e vullnetarë, mbështetur edhe prej forcave të ushtrisë nga reparti i Drenovës, janë afër perimetrit të prekur, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme dhe shuarjen e plotë.

Nga parashikimi i motit, duket se mund të kete reshje shiu në zonë rreth mesditës, duke shpresuar se do na ndihmojë për neutralizimin e vatrave.

 

Lini një Përgjigje