TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Dhjetor 2023, 13:24

'Verë' në dimër, sinoptikani Hakil Osmani tregon surprizat e motit të hënën dhe të martën

Shkruar nga Pamfleti

'Verë' në dimër, sinoptikani Hakil Osmani tregon

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë një parashikim të motit për fundjavën dhe fillimin e javës së ardhshme, ditën e hënë dhe të martë.

Osmani tha se në zonat malore do të kemi reshje të pakta bore në fundjavë, por e hëna dhe e marta sjellin rritje të temperaturave të ajrit, duke bërë që të kemi temperatura më të larta se sa duhet të regjistrohen në muajin dhjetor.

“Dita e premte mbetet me mot të qëndrueshëm. Do të ketë intervale të gjata me kthjellime gjatë paradites, ndërsa pasditja sjell vranësira, por nuk do të ketë reshje.

Dita e shtunë do të mbetet me mot të qëndrueshëm, do të ketë diell, kryesisht në ultësirën perëndimore, ndërsa në zonën malore do të ketë vranësira të pakta.

Vranësirat ditën e diel pritet të bëhen më prezente dhe në zonat veriore, veri-lindore priten reshje bore. Do të jenë në sasi të pakta dhe jo problematike.

Ditën e hënë dhe ditën e martë kemi sërish përmirësim të kushteve të motit”, tha Osmani për “Vizion Plus”.

moti fundjave diell temperatura

Lini një Përgjigje