TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2023, 16:03

“Vate zanati ynë”, Artan Hoxha tallet me Ramën: Presim të na paralajmërojë tjetër arrestim nga SPAK, po ja këpusin shpesh dardhat pas shpine

Shkruar nga Pamfleti

“Vate zanati ynë”, Artan Hoxha tallet me Ramën: Presim

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar mbi deklaratat e një dite më parë të kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëroi se ishte arrestuar një sekretare e përgjithshme.

Më pas doli se SPAK kishte arrestuar sekretaren në Ministrinë e Shëndetësisë. Rama e kishte shumë më parë këtë informacion. Por Hoxha ka thënë se pret që Rama të flasë për një tjetër superarrestim, pasi ja kanë këputur sërish pas shpine dardhët.

Mbani frymën njerëz….

Duke pritur kryeministrin, të paralajmërojë një lajm bombe, një super arrestim të SPAK…

Besoj do ta ketë lajm ekskluziv, se është nga “të vetët”, nga ata që “vjedhin dardha” pas shpinës së komandantit…

Ka plasur konkurrencë e madhe për këto lajmet bombë.

Vate dhe ky zanati ynë, tani që përveshën mëngët KETA të mëdhenjtë…

Deri para pak kohesh, konkurronim vetëm me qytetarin dixhital të Marshallit.

Tani konkurrenca është bërë e ashpër fare, me futjen në tregun e “lajmeve të hazërta” dhe të Padishaut dora vetë…

Mos na zhgënje komandant, këtë lajmin e fundit kemi 24 orë, që mezi po e presim të na thuash”, shkruan Hoxha.

artan hoxha rama dardha spak

Lini një Përgjigje