TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2023, 20:56

"Universitetet, peng i rektorëve të paaftë dhe të korruptuar", Qëndresa Qytetare: Akademikët dhe dekanët të futen në vetting

Shkruar nga Pamfleti

"Universitetet, peng i rektorëve të paaftë dhe të

Qëndresa Qytetare ka shprehur shqetësimin se Identiteti Akademik i vendit po zhbëhet, referuar këtu ngjarjeve të fundit në disa universitete kryesore Rajonale.

Sipas Qëndresës Qytetare universitetet janë peng i rektoreve të paaftë dhe të korruptuar. Më tej, ata theksojnë se në këtë situatë keqmenaxhimi universitar, e vetmja rrugë e shpëtimit të universitetit është vettingu akademik dhe pasuror i drejtuesve të tyre.

Qëndresa Qytetare thekson se universitetet shqiptare duhet të ndahen njëherë e mirë nga fenomeni i korrupsionit, i trafikut të notave dhe i shpërdorimit të parave.

“Vetëm në 30 ditë Konferencës së Rektorëve tashmë i mungojnë 3 prej tyre dhe kjo gjë nuk shqetëson asnjë vendimmarrës. I pari është rektori i Albanologjisë që dha dorëheqjen pas Vendimit të Këshillit të Ministrave për shkrirjen e Institutit të Albanologjisë. I dyti është rektori i Universitetit “Fan Noli” në Korçë pas vendimit për vet – shkrirje nën emrin e Universitetit të Tiranës. Dhe rektori i tretë që mungon është ajo e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër që është shpallur në kërkim për korrupsion dhe ryshfet, marrjen e 150 eurove për çdo provim.

Prej vitit 2017 çdo shtator kemi paralajmëruar që kjo ditë do të vinte nëse Universitetet nuk reformonin kurikulat, nuk rrisnin transparencën dhe paratë e studenteve nuk ja dedikonin zhvillimit shkencor por naftës, dietave dhe rojeve.

Në këtë situatë keqmenaxhimi universitar, e vetmja rrugë e shpëtimit të universitetit është vettingu akademik dhe pasuror i drejtuesve të tyre. Universitetet shqiptare duhet të ndahen njëherë e mire nga fenomeni i korrupsionit, i trafikut të notave dhe i shpërdorimit të parave. Identiteti dhe integriteti akademik i vendit nuk mund të jetë peng i disa drejtuesve që e trajtojnë postin si çiflig personal e pasojat i vuan universiteti, studentet e pedagogët. Stafet e profesorëve, ashtu siç u ngritën për pagat dhe transparencën, sot duhet të tregojnë publikisht se janë kundër shkrirjes me porosi të universiteteve dhe albanologjisë, kundër korrupsionit, kundër axhendës anti – universitet dhe pro arsimit cilësor.”, tha Rigels Xhemollari, Qëndresa Qytetare.

qëndresa qytetare vetting universitet rektorëve

Lini një Përgjigje