TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Shkurt 2024, 08:13

“Ukraina mund të armatoset nga Ballkani Perëndimor”, Zheji: Zelensky ka nevojë urgjente për ndihmë

Shkruar nga Pamfleti

“Ukraina mund të armatoset nga Ballkani Perëndimor”,

Analisti Artur Zheji ka folur për samitin e Ukrainës mbajtur dje në Tiranë dhe nevojën për armatime ndërkohë që SHBA ka pakësuar ndihmat me municione.

Zheji tha se ushtarët ukrainas mund të furnizohen me armë që gjenden në vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi janë të përshtatshme me linjën e tyre të luftës.

“Situata në Ukrainë nuk është në gjendjen më të mirë në frontin e luftës. Është bërë një betejë e përgjakshme në një nga zonat më të rëndësishme të Ukrainës, ku raportohet për mijëra të vrarë nga të dyja palët. Avdivka është në duart e Rusisë tashmë. Aktualisht SHBA-ja ndodhet në fushatë për këtë arsye ka pakësuar ndihmat me municione të Ukrainës. Ukraina është në atë fazë që po tërhiqet nga fronti, edhe në këtë rast prandah e humbi Avdivkën. Prandaj Zelensky kërkon realisht armë. Shqipëri, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, kanë teknologji armatimi të përputhshme me armët që përdoren në Ukrainë sot. Sepse janë teknologji ish-sovjetike, të përmirësuara ruse. Zelensky nuk ka nevojë për dekorata, ai ka nevojë urgjent për furnizim”, tha Zheji për Top Channel.

 

artur zheji ukraine

Lini një Përgjigje