TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Dhjetor 2025, 11:39

U mor e pandehur në dosjen e Veliajt, ish-deputetja e PS-së Klotilda Bushka kërkon pushimin e çështjes

Shkruar nga Pamfleti

U mor e pandehur në dosjen e Veliajt, ish-deputetja e PS-së Klotilda

Në GJKKO po vijon seanca për dosjen e kryebashkiakut Veliaj.

Ish-deputetja e PS-së Klotilda Bushka, e cila u mor e pandehur në dosjen e Erion Veliajt, ka kërkuar pushimin e çështjes.

Klotilda Bushka, e cila u mor e pandehur për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, bëri kërkesën përmes avokatit të saj.

Ajo argumenton se çështja duhet të pushohet pasi pretendon se fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

“Pushim të çështjes, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale, në alternativë gjykim të shkurtuar dhe moskompetencë e GJKKO-së për shkak të humbjes së subjektit dhe kalim të çështjes në gjykatën e zakonshme”, tha mbrojtja.

Në alternativë, ish-deputetja socialiste kërkon gjykim të shkurtuar dhe moskompetencë të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion (GJKKO), sipas saj, për shkak të humbjes së subjektit dhe kalim të çështjes në gjykatën e zakonshme.

Lini një Përgjigje