TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shkurt 2024, 22:27

U hodh nga tarraca për shkak të Tik-Tok, Klodiana Lala publikon mesazhet e fundit të 27-vjeçares: Janë drithëruese!

Shkruar nga Pamfleti

U hodh nga tarraca për shkak të Tik-Tok, Klodiana Lala publikon

27-vjeçarja që i dha fund jetës pasi i ishte shpërndarë një foto intime në rrjete sociale, ka dërguar disa mesazhe pak orë pasi të kryente aktin.

Vajza edhe në mesazhet e fundit që janë zbuluar nga policia, komunikonte me një person të cilit i kërkonte që foto e saj të fshihej nga rrjetet sociale.

“Besoj që Prokuroria do të bëjë një rikualifikim të akuzës përveç asaj të vetëvrasjes ndaj Altin Çokut. Është arritur të këqyret aparati i të ndjerës në të gjitha komunikimet e ditëve të fundit.

Tek celulari i së ndjerës janë gjetur disa komunikime në Whatsapp, që rezulton të ketë komunikuar me një person dhe duke qenë se e ka orientuar tek një shok i tij se e ka publikuar foton, vajza i thotë të lutem duhet ta heqësh këtë foto se nuk mund të më shkatërrosh mua, nëse do mund të nxjerrësh foton e fëmijëve të tu dhe gruas tënde, sepse të nesërmen i thotë e ndjera do të shkojë në polici dhe do të denoncoj.

Ky mesazh i shokut duket se e ka tradhtuar Altin Çokun. Ai thotë se bëri shumë gabim që përmendi familjen time dhe i thotë se unë nuk jam personi që kam shpërndarë foton tënde. Ka një sërë komunikimesh që janë duke u parë me kujdes. Po të lexosh mesazhet janë drithëruese dhe janë dërguar disa orë para se t’i jepte fund jetës”, thotë gazetarja Lala në News 24.

altin coku klodiana lala

Lini një Përgjigje