TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Tetor 2024, 11:32

U arrestua nga SPAK, lihet në burg ish-deputeti Jurgis Çyrbja

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua nga SPAK, lihet në burg ish-deputeti Jurgis Çyrbja

GJKKO ka lënë burg ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja i cili u arrestua me urdhër të SPAK. E njëjta masë është vendosur edhe për Arben Mashën. 

Seanca në Gjykatën e Posaçme filloi sot në orën 8:00 por u ndërpre me kërkesë të avokatëve për tu njohur me dosjen dhe rifilloi në orën 10:00.

Jurgis Cyrçbja u arrestua me urdhër të SPAK, pasi ndaj tij rëndojnë tre akuza. SPAK thotë në njoftim se zyrtarë të paidentifikuar shitën sekrete shtetërore në 7 raste. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Çyrbja ka ndërhyrë në agjenci ligjzbatuese për të blerë vota në 2021.

"Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 21.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit personal të vendosur për personat nën hetim Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha me vendimin Nr. 126 Akti, datë 20.10.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale, për personat nën hetim Jurgis Çyrbja dhe
Ahmet Masha”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 103,112, 248 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 129, datë 22.10.2024, vendosi:

1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Jurgis Çyrbja me vendimin Nr. 126 Akti, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë (sipas episodeve respektive), parashikuar nga neni 302/1/2 i Kodit Penal,“Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim me të hetuarin Ahmet Masha, parashikuar nga nenet 302/1 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

2. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale caktuar ndaj personit nën hetim Ahmet Masha me vendimin Nr. 126 Akti, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer në bashkëpunim me personin nën hetim Jurgis Çyrbja, parashikuar nga nenet 295/1 dhe 25 të Kodit Penal dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim me personin nën hetim Jurgis Çyrbja, parashikuar nga nenet 302/1 e 25 të Kodit Penal. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al

3. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

4. Bazuar në nenin 103 të K.Pr.Penale ndalohet publikimi i pjesës përshkruese dhe arsyetuese i këtij vendimi, kërkesës së Prokurorisë së Posaҫme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për caktimin e masave të sigurimit personal, si dhe i akteve që lidhen me këtë ҫështje nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv deri në përfundimin e hetimeve paraprake. Mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën vepër penale sipas nenit 295/a paragrafi 3 i Kodit Penal nën titullin “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi", njofton Gjykata e Posaçme.

jurgis cyrbja

Lini një Përgjigje