TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Janar 2024, 12:50

U arrestua me urdhër të SPAK, zbardhet skema si Arben Lena ndërhyri për të zbutur masën e sigurisë së një trafikanti

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua me urdhër të SPAK, zbardhet skema si Arben Lena

Kreu i Dhomës së Avokatisë, Arben Lena është arrestuar nga SPAK nën akuzën se është i përfshirë në skemën e korrupsionit që u godit në 26 dhjetor 2023, ku 3 persona u lanë në burg, 1 në arrest shtëpie dhe 1 tjetër detyrim paraqitje për tentativën e korruptimit të zyrtarëve publikë në Gjykatën e Korçës me qëllim zbutjen e masës së sigurisë ndaj një të dënuari.

Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit është krijuar dyshimi i arsyeshëm se shtetasit Nikoll Hafesllari, Nikoll Jesku, Dajana Kodra,, Bledar Kozici, Artiana Kozici në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” në formën e kërkimit të përfitimit të parregullt të një shume prej 5000 (pesë mijë) eurosh me qëllim ushtrimin e ndikimit në Gjykatën e Apelit Korçë për zbutjen e masës së sigurimit të shtetasit Bledar Kozici, i cili hetohej per veprën penale te parashikuar nga neni 298 i K. Penal”, njoftonte SPAK më 26 dhjetor.

Dy sekserët Nikoll Hafesllarin dhe Nikoll Jeskun kanë ofruar 5 mijë euro që të Apeli i Gjykatës së Korçës të zbuste masën e sigurisë ndaj trafikantit të emigrantëve Bledar Kozici.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar masat e sigurisë ndaj dy sekserëve që janë lënë në burg, ndërsa në arrest shtëpie është lënë avokatja Dajana Kodra.

 

spak korrupsion arrestim

Lini një Përgjigje