TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Janar 2024, 12:30

Inceneratori i Tiranës/ Apeli i GJKKO rikthen në qeli Pëllumb Abeshin; lë në fuqi masat e sigurisë për Lefter Kokën dhe 6 ish-zyrtarët

Shkruar nga Pamfleti
Inceneratori i Tiranës/ Apeli i GJKKO rikthen në qeli Pëllumb
Pëllumb Abeshi

Apeli i GJKKO ka pranuar ankimimin e SPAK për rikthimin në qeli të Pëllumb Abeshit.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar ka rikthyer në burg, Pëllumb Abeshin, një prej të akuzuarve lidhur me aferën e Inceneratorit të Tiranës.

Apeli i GJKKO-së dha këtë vendim pasi pranoi ankimimin e SPAK.

Drejtori i Politikave në Ministrinë e Mjedisit u lirua nga GJKKO më 10 janar të këtij viti, pas kërkesës së bërë nga Abeshi për shuarjen e kësaj mase sigurie.

Ndërkohë është lënë e pandryshuar masa e sigurisë për 7 ish-zyrtarët, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Bledar Karoli, Silena Tola, Alba Thoma, Sadita Kopliku, mes tyre ish-ministrin Lefter Koka.

Hetimet e SPAK gjetën lidhje të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të përfshirë në procedurat për ndërtimin e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit. Ndërsa në gusht të këtij viti, Gjykata e Posaçme vuri nën sekuestro inceneratorin e Tiranës në kuadër të hetimeve të nisura prej vitit 2020.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Dhimitër Lara, sot më 27.01.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 5 akti, datë 19.01.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimet e personave nën hetim Alba Thoma, B.K., L.K., N.S., S.K., S.T., T.T., P.A., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 134, datë 07.12.2023, vazhduar me vendimin nr. 136, datë 11.12.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

1.Ndryshimin e vendimit nr. 134 datë 07/12/2023 dhe nr. 136 date 11/12/2023

të Gjykates se Posasme te shkalles se Pare per korrupsionin de krimin e organizuar duke:

-Caktuar masën se sigurimi personal shtrengues ‘arrest ne burg’ sipas neni 238

te Kodit te Procedures Penale, ndaj te hetuarit z.P.A., i biri z. H. dhe znj.F., lindur me {…}, ne {…} dhe banues ne {…}.

Miratimin e vendimit nr. 134 date 07/12/2023 dhe nr. 136 date 11/12/2023 te Gjykates se Posame te Shkalles se Pare per korrupsionin dhe krimin e organizuar per te hetuarit z. L.K., z.T.T, z. N.S., z. B.K., znj.S.T., znj.A.Th., znj.S.K."-thuhet në njoftim.

Gjatë seancës gjyqësore, të akuzuarit mohuan akuzat ndaj tyre duke pretenduar se vetëm kanë kryer detyrat që u takonin. Vetë ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka gjatë dëshmisë së tij në seancën gjyësore pretendoi se është i pafajshëm dhe se ishte viktimë e Sali Berishës dhe Partisë së Lirisë. 

spak hetimi për inceneratorin e tiranës

Lini një Përgjigje