TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Janar 2024, 11:18

Ekonomisti mbante peng familjen, eksperti i kriminalistikës: Policia kishte informacione

Shkruar nga Pamfleti

Ekonomisti mbante peng familjen, eksperti i kriminalistikës: Policia kishte

Eksperti i Kriminalistikës, Artan Rexhepi ka komentuar rastin e ekonomistit që mbante të ngujuar familjen e tij për muaj me radhë.

Ai tha se duhet bërë një rishpërndarje e forcave të Policisë në zona të caktuara, të cilat kanë një dendësi më të madhe të popullsisë.

Rexhepi u shpreh gjithashtu se Policia ka informatorët e vetë, por sipas tij, duhet që edhe strukturat e tjera të bëjnë punën e tyre, si përshembull administratorët e pallateve, të cilët duhet të japin informacion.

“Për hir të vërtetës kjo ngjarje u zbulua nga Policia. Duhet bërë një rishpërndarje e forcave të rendit në zona. Përshembull në zona me intensitet të lartë banorësh si Tirana duhet të ketë një numër më të lartë efektivësh.

Policia nuk mund të dijë se çfarë ndodh në shtëpi, por edhe fare pa informacion nuk mund të jetë, sepse ka informatorët e vetë. Tirana nëse në një zonë kaq metër katror ka një polic, nuk është e barabartë me një qytet që ka popullsi më të ulët.

Të shkosh të marrësh informacion ke edhe një administrator pallati aty. Kështu që strukturat e tjera aty kanë çaluar. Një diçka flesh mund të thosha, ne kemi kërcime të sforcuara, nga një feudalizëm tentuam të kalonim në komunizëm”, tha Rexhepi për "Euronews Albania".

Lini një Përgjigje