
SPAK i komunikon akuzën ish kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro e ish zyrtarëve të tjerë...
SPAK ka nisur komunikimin e akuzave për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro e disa ish-zyrtarë të tjerë lidhur me tjetërsimin e pronave në favor të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka.
Goro akuzohet nga SPAK për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, teksa u arrestua në muajin mars të këtij viti.
Hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bushin, përcollën pranë organeve kompetente dokumenta të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, i ati i Stavri Mëhillit.
Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të një shoqërie private me përfaqësues Artan Gaçin.
Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mije m2.
Lidhur me këtë çështje kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj u la në masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ish juristi Vezir Gjikoka si dhe ish drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë në “arrest në shtëpie”.
Nga ana tjetër, Stavri Mëhilli pronari i tokës, që dyshohet se ka kryer 2 vepra penale, lënë në “arrest me burg”, në mungesë, për shkak se nuk është gjetur për tu arrestuar.
Pak muaj pas arrestimit Prokuroria e Posaçme kërkoi një tjetër masë sigurie arresti në burg për Jorgo Goron si dhe sekuestrooi të 4900m2 tokë që është përfituar nga ish-kryebashkiaku i komanduar i Himarës, Arqile Bollano.
Njoftimi i plotë
Prokuroria e Posaçme ka nisur komunikimin e akuzave për ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro e disa ish-zyrtar të tjerë lidhur me tjetërsimin e pronave në favor të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka. Goro akuzohet nga SPAK për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, teksa u arrestua në muajin mars të këtij viti.
Hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bushin, përcollën pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, i ati i Stavri Mëhillit.
Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të një shoqërie private me përfaqësues Artan Gaçin. Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mije m2.
Lidhur me këtë çështje kreu i kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj u la në masën “detyrim paraqitje”, ndërsa ish juristi Vezir Gjikoka si dhe ish drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të tokës në Bashkinë Himarë në “arrest në shtëpie”.
Nga ana tjetër, Stavri Mëhilli pronari i tokës, që dyshohet se ka kryer 2 vepra penale, lënë në “arrest me burg”, në mungesë, për shkak se nuk është gjetur për tu arrestuar.
Kujtojmë se pak muaj pas arrestimit Prokuroria e Posaçme kërkoi një tjetër masë sigurie arresti në burg për Jorgo Goron si dhe sekuestrooi të 4900m2 tokë që është përfituar nga ish-kryebashkiaku i komanduar i Himarës Arqile Bollano.
Goro dyshohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, teksa hetimi ka nisur fillimisht nga prokuroria e Vlorës por u transferua një muaj më parë në SPAK. Toka ndodhet në zonën e Livadhit në Himarë, e cila sipas prokurorisë është përfituar në mënyrë të padrejtë nga Arqile Bollano, kryetar i komanduar nga PS në bashkinë Himarë.
Vetë Bollano ka qenë pjesë e grupit të punës, të cilët ndërtuan listën emërore të personave që fituan tokë në mënyrë të padrejtë në Himarë një pjesë të të cilës dyshohet se duke shfrytëzuar njohjen me Goron, ia jep vetes së tij.
Por ndryshe nga masa që kërkohet për Goron, aktualisht për Bollanon s’ka kërkesë për masë, veç asaj për sekuestrimin e tokës.
Kallëzimi lidhur me këtë çështje është bërë fillimisht në komisariatin e Himarës, nga një banor i zonës i cili posedonte tokën e rregullt dhe e kishte fituar atë në bazë të ligjit 7501. Në 2015 kur u kryen procedurat, Bollano kishte funksion të rëndësishëm tek zyra e pronave në Bashkinë e Himarës, madje drejtonte grupi e punës për ndarjen e pronave. Përfitimi i dy pronave është bërë me firmë të Jorgo Goros, me argumentin se familje si ajo Bollano, nuk janë trajtuar me tokë gjatë vitit 1991-1992. Dhe për shkak se këto familje dispononin dhe kishin në përdorim faktik disa ngastra me sipërfaqe toke në zonën e Himarës, këto toka duhet ti njiheshin nga bashkia.
Kujtojmë se Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka janë paditur për çështjen e resortit në Himarë, për të cilin ai ka marrë edhe statusin e investitorit strategjik. Artan Gaçi është paditur në SPAK nga Fredi Beleri, me akuzën e krimit zgjedhor, për abuzime me çështjen e pronave në bregdet.
Beleri ka bërë padi në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, bashkëshortit të saj Artan Gaçi si dhe ish-kreut të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.
Prokuroria e SPAK së bashku me agjentët e BKH kanë shkuar edhe në Bashkinë e Himarës dhe kanë sekuestruar të gjithë dokumentacionin përkatës, për të cilën Fredi Beleri pretendon se prona është tjetërsuar në mënyrë që Artan Gaçi ta përfitonte dhe të merrte statusin e investitorit strategjik.
Nga ana tjetër, Artan Gaçi duhet të japë shpjegime përballë SPAK se si e ka përfituar ai këtë pronë për të marrë statusin e “investitorit strategjik” dhe cilat janë praktikat që janë ndjekur./Pamfleti
Lini një Përgjigje