TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Dhjetor 2024, 22:52

Titulli ndaj Dumanit, Ngjela: Vlerësim i madh për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në rrugën e pastrimit të korrupsionit shtetëror

Shkruar nga Pamfleti

Titulli ndaj Dumanit, Ngjela: Vlerësim i madh për Shqipërinë

Avokati Spartak Ngjela ka përshëndetur vlerësimin që ju bë kreut të SPAK, nga DASH.

Ai shkruan se vlerësimi për Dumanin është nder jo vetëm për atë por për gjithë Shqipërinë.

Sakaq ai shtoi se ky është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë drejt rrugës së pastrimit të korrupsionit shtetëror.

Sekretari i Departamentit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken, i dha sot prokurorit Altin Dumani çmimin: Kampion në Luftë Kundër Korrupsionit.

Një nder i madh për Shqipërinë dhe shqiptarët, kudo ku ata janë.

Ky është një vlerësim i madh për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në rrugën e pastrimit të korrupsionit shtetëror”, shkruan ai.

 

 

Lini një Përgjigje