Analisti Neritan Sejamini tha se Tirana nuk ka lidhje me asnjë qytet perëndimor dhe thirrjet propagandistike të Veliajt, që njerëzit të shkojnë për të jetuar në fshat, nëse nuk u pëlqejnë ndërtimet dhe ndotja, tregojnë se ai nuk ia ka idenë standardeve perëndimore.
“Tirana nuk ka asgjë të përbashkët me qytetet e mëdha perëndimore, aq më pak me qytetet evropiane. Prandaj kjo propaganda se ikni në fshat se kështu e kanë qytetet e mëdha, tregon se z. Veliaj nuk e ka idenë se çfarë janë standardet perëndimore.
Ky lloj kaosi urban, ky lloj keqplanifikimi dhe keqmenaxhimi mund të ndodhë vetëm në vende të humbura.
Tirana është kryeqyteti i dy gjërave: trafikut të shkatërruar dhe të ndërtimeve. Për nivel të popullsisë dhe të sipërfaqes, mund të jetë në vendin e parë në botë.
Po të shikosh se si është organizuar transporti në Tiranë, nuk ka lidhje me transportin e një qyteti.
Gjëja më e dhimbshme me transportin në Tiranë është se duke qenë se bashkia kursen semaforët. Me përjashtim të disa pikave, në Tiranë mungojnë semaforët. Ke pika ku niveli i lëvizjes është i jashtëzakonshëm, ku ka vija të bardha. Te Fakulteti Ekonomik radha e makinave është kilometrike në disa ditë. Shiko trafikun që i vjen përqark Tiranës. Qendra e Tiranës është ndërtuar pa patur parasysh transportin, por vetëm një beton dhe trafikun që i vjen rrotull.
Nuk ka asnjë lloj standardi transporti ekonomik politikash publike në mënyrën se si është organizuar transporti i Tiranës. Është primitiv, pa semaforë, që i shërben kryesisht interesave. Ne kemi semaforë atje ku nuk ka trafik, sepse një oligark ka ose shkollën, ose pallatin. Ne kemi kahe vetëm për ta çuar trafikun te pallati i oligarkut. Një qendër tregtare në mes të Tiranës ka viza të bardha çdo katër metra.”-tha Sejamini në “Të Paekspozuarit”.
Lini një Përgjigje