TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Korrik 2024, 13:28

Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Elbasan pasi miratimit të rritjes së ujit me 40%, qytetari godet këshilltarin socialist

Shkruar nga Pamfleti

Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Elbasan pasi miratimit

Një qytetar ka goditur një nga këshilltarët socialistë pas vendimit të Bashkisë së Elbasanit për të rritur çmimin e ujit.

Në pamjet e publikuara duket momenti kur një qytetar, i cili po protestonte në lidhje me ngjarjen e çmimit të ujit të pijshëm, ka goditur një këshilltar të majtë.

Ndërkohë para fillimit të mbledhjes u zhvillua një protestë e këshilltarëve të opozitës dhe një grupi qytetarësh elbasanas kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.

Vendimi për rritjen e çmimit të ujit u mor nga këshilli bashkiak i Elbasanit.

Opozita e bojkotoi procesin e votimit dhe e cilësoi të paligjshëm.

Sot para fillimit të mbledhjes këshilltari i PSD, Erion Murataj kërkoi anulimit e vendimit të marrë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Lini një Përgjigje