TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Tetor 2025, 06:54

Temperatura pranverore, çfarë ndodh me motin gjatë ditës së hënë

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura pranverore, çfarë ndodh me motin gjatë ditës

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta deri mesatare kalimtare, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Temperaturat do të vijojnë të regjistrojnë vlera të larta, ku me përjashtim të 3 qyteteve: Kukës, Peshkopi dhe Korçë, në të gjitha qytetet e tjera termometri do të regjistrojë vlerat maksimale 25-26 gradë celcius.

Temperatura pranverore, çfarë ndodh me motin gjatë ditës

Temperatura pranverore, çfarë ndodh me motin gjatë ditës

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s,ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare e kryesisht në atë veriperëndimorë pritet të fitojë shpejtësi 10 m/s.

Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon do të jetë 1-2 ballë.

Lini një Përgjigje