TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Janar 2025, 07:16

Temperatura deri në -9 gradë celsius, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti
Temperatura deri në -9 gradë celsius, njihuni me parashikimin e motit
Parashikimi i motit 15 Janar 2025

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa vranësira mesatare hera-herës të dendura përgjatë relieveve malore në verilindje-juglindje të territorit.


Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në10m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës pritet të arrijë shpejtësi 14m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen në bregdet  1/11°C, në vendet e ulëta -3/ 12 °C dhe e zonat malore -9/4 °C.

moti

Lini një Përgjigje