
Guximi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili vjen në Greqi në mes të periudhës parazgjedhore, ndërkohë që mban në burg kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri është i madh.
Plani i kryeministrit Edi Rama për të organizuar një takim me shqiptarët që ndodhen në Greqi, ka alarmuar mediat greke të cilat e shohin veprimin e tij si një provokim.
Në një artikull të publikuar nga “Europost.gr”, thuhet se guximi i Ramës është i madh që vendos të vizitojë Greqinë në një kohë kur situata me burgosjen e Fredi Belerit është ende e nxehtë.
“Guximi i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili vjen në Greqi në mes të periudhës parazgjedhore, ndërkohë që mban në burg kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri është i madh.
Kështu sipas informacioneve, Athina pritet të vizitohet nga Rama, ndërsa këmbëngul të mbajë në burg kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleris për një rast të rremë dhe të planifikojë sekuestrimin e pronave të banorëve të Vorioepirit”, thuhet në artikullin e medias greke!
Më tej, media greke duke harruar se çfarë bëri Greqia në zgjedhjet lokale në Himarë, ku organizoi të gjithë shtetin për të ndihmuar Fredi Belerin për të marrë Himarën, akuzon kryeministrin Rama se me këtë vizitë po tenton që të ndikojë në zgjedhjet për eurodeputet. Sipas tyre, Rama do të ndikojë te shqiptarë me të drejtë vote në Greqi për të ndaluar votimin e Fredi Belerit si eurodeputet.
“Siç duket gjithçka, Rama do të ketë takime me komunitetin shqiptar në Greqi - për t'i dhënë drejtim - por nuk do të ketë takime të tjera me zyrtarët grekë. Me fjalë të tjera, bëhet fjalë për përfshirjen e qartë të kryeministrit shqiptar në procesin zgjedhor të Greqisë, duke përdorur bashkatdhetarët e tij që jetojnë dhe punojnë në vendin tonë dhe që janë qytetarë të tij”, thuhet më tej në artikull.
Madje në artikull thuhet se Shqipëria po kopjen Erdoganin, duke tentuar që të ndikojë brenda shtetit grek. Në fund, kritika ka dhe për kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis dhe miqësinë e tij me kryeministrin Rama, që sipas tyre është një armik për Greqinë.
“Në gjurmët e konsullatës turke po ecën edhe Shqipëria, por Kyriakos Mitsotakis nuk e humb rastin të shpallë se sa mik i mirë është me Ramën, duke qenë se ai hapi edhe një ekspozitë me pikturat dhe skulpturat e tij në Zappeio, një ekspozitë që ishte madje organizuar nga Ministria e Jashtme”, përfundon artikulli./Pamfleti
Lini një Përgjigje