TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Prill 2024, 21:57

Frika e influencës ruse në Ballkan, ekspertja zbulon se kur do të anëtarësohet Kosova në NATO

Shkruar nga Pamfleti

Frika e influencës ruse në Ballkan, ekspertja zbulon se kur do të

Drejtoresha ekzekutive e Institutit për Sigurinë Ndërkombëtare, Alba Çela ka bërë një analizë të detajuar mbi situatën në të cilën ndodhet NATO sot, ndërsa ka zbuluar se kur do të anëtarësohet Kosova në NATO.

Sipas Çelës, situata e paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor është një sfidë aktive për aleancën.

Konteksti gjeopolitik i tanishëm është shumë sfidues për aleancën sepse kanë ndodhur disa zhvillime të njekohësishme. Konflikti në Ukrainë që paramendohej nga Rusia që do të dobësonte pozitën e Perëndimit, për NATO-n prodhoi një efekt të kundërt. NATO e ndjen veten më të angazhuar dhe më të fortë,. Mos të harrojmë që dy vende tradicionalisht neutrale, siç ishin Finlanda dhe Suedia, u bënë anëtare të NATO-s, duke prodhuar efektin e kundërt, u shtua konflikti tokësor dhe detar që Rusia ndan me aleancën. Kjo nuk do të thotë që sfidat përfundojnë, përkundrazi, kur vjen puna te Ballkani Perëndimor ne duhet të jemi të qartë që Ballkani është i ndarë në gjysmë. Nga 6 shtete që jemi, 3 janë anëtare të NATO-s, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, dhe 3 të tjera nuk janë. Ndërkohë që në Bosnje dhe Kosovë kemi trupa paqeruajtëse, Serbia ka një pozicion krejtësisht të ndryshëm. Është një pozicion tipik i politikës së jashtme oportuniste, e cila gjithmonë i mban opsionet hapur sepse është e çuditshme të shikosh që formalisht ka një marrëdhënie midis NATO-s dhe Serbisë, siç ka dhe me shumë vende të tjera jo anëtare”, u shpreh Çela..

NATO e ka gjithmonë një sy mbi Ballkanin”, theksoi Çela për Report TV.

Kosova aspiron me të drejtë të bëhet pjesë e NATO-s, qëllim i shprehur hapur nga shtetarët e Prishtinës, sipas ekspertes Alba Çela kjo është e vështirë për sa kohë pjesë e aleancës janë vende që nuk njohin pavarësinë e saj. Sipas ekspertes pranimi ose jo i Kosovës në KE do të jetë pikë referimi për rrugëtimin e saj në NATO.

Pengesa e vetme mbetet qëndrimi i vendeve që nuk e njohin Kosovën, nga 5 vende anëtare të BE, 4 prej tyre në NATO, pengesa e tyre për ta pranuar Kosovën në NATO është fakti që nuk e njohin. Megjithatë është në interesante të shikohet precedenti që do të vendoset me Këshillin e Europës, ku kemi parë anëtarë që vijnë nga vende jo njohëse por që kanë votuar pro Kosovës dhe kjo do të krijojë një dinamikë komplet të re mbi pozicionin e këtyre vendeve që formalisht nuk kanë arritur deri te njohja por që mund të kenë një qasje më fleksibël për ta pranuar në organizma ndërkombëtar”, tha Çela.

kosova nato ekspertja alba Çela

Lini një Përgjigje