
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar rezolutën që i mundëson Suedisë anëtarësimin në NATO. Hungaria ishte vendi i vetëm që kishte bllokuar anëtarësimin e Suedisë.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka uruar mirëseardhjen shtetit më të ri të aleancës së NATO-s me një postim në rrjete sociale.
“Mirë se vjen, Suedi, si shteti i 32-të anëtar i NATO-s. Aleanca jonë është tani edhe më e fortë dhe e bashkuar, duke forcuar sigurinë dhe vlerat tona kolektive”, ka shkruar Begaj.
Suedia dhe Finlanda në NATO do të thotë më shumë kilometra kufi me Rusinë i mbrojtur nga Aleanca.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s , Jens Stoltenberg përshëndeti votimin duke thënë se Aleanca tashmë do të jetë më e fortë.
Lini një Përgjigje