
Avokat Spartak Ngjela, duke folur për fatin që e pret ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur dhe çështjen e ’21 Janarit’, tha se e vetmja gjë që humbet lideri i opozitës është përjashtimi nga politika.
Ndërsa në lidhje me Lulzim Bashën, i thirrur dhe ai në SPAK për të njëjtën çështje, avokati e cilësoi Bashën si person pa kredo politike dhe përkrahje shoqërore.
“E vetmja gjë që humbet përjashtohet për të qenë në politikë gjithë jetën. E vetmja mënyrë që të dalë nga politika vetëm përmes një vendimi për një akuzë direkte nga gjykata.
Kurse Lulzim Basha më i dobëti, s’ka kredo dhe përkrahje shoqërore, Lul Bashën e ka fut në politikë familja e Berishës”, tha Ngjela në “News 24”.
Lini një Përgjigje