TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Nëntor 2024, 21:54

"SPAK të zbardhë të plotë dosjen e Suel Çelës", Prençi: Emra ministrash dhe deputetësh të përfshirë

Shkruar nga Pamfleti

"SPAK të zbardhë të plotë dosjen e Suel

Ish-drejtuesi i Policisë se Shtetit, Shemsi Prençi tha se SPAK duhet të veprojë edhe ndaj deputetëve, ministrave dhe kryetarëve të bashkisë që kanë qenë në dispozicion të organizatës kriminale të Suel Çelës.

Policë gazetarë dhe njerëz të ligjit rezultojë të përfshirë në një dosje voluminoze të “Suel Çelës”. Por sipas Prençit, që grupi i strukturuar kriminal të jetë i plotë, duhet që SPAK të përmende edhe politikanët e përfshirë në këtë dosje.

 “SPAK ka goditur deri në brez, por nuk ka shkuar më lart. Pra nuk ka treguar se çfarë ka folur politika me grupin e Suel Çelës. Dhe jo vetëm. Unë do të vazhdoj ta denoncoj publikisht. Siç e mbështes SPAK me gjithë energjitë e mira, do të vijoj ta kritikoj, opinioni publik e do organizatën kriminale të kompletuar”, tha ai për “A2 CNN”.

Prençi flet për njerëz me pushtet që kanë mbështetur grupet kriminale kundër grupit tjetër dhe që kanë abuzuar me fondet publike, duke i lënë në dorë të organizatave kriminale.

“Materialet që në kishim paralajmëruar... tregojnë se është e vërtetë ajo që dinte mbarë opinioni publik, sot mbetemi të habitur, përse politika nuk del në skenë”, u shpreh ai.

Sipas tij, përdoruesit e platformave si SKY ECC kanë mbi 60 mijë përdorues dhe mbi 20% e tyre janë shqipfolës. Ai shton se, që SPAK të jetë në rrugën e duhur duhet të godasë krimet e politikës dhe krimet zgjedhore.

“Sepse gjithçka buron nga këto të dyja. Nëse mafia nuk ka mbështetjen e politikës dhe nuk kanë marrëdhëniet merr jep për interesa të zgjedhjeve, policia i shtrin në tokë të gjithë në tre muaj”, tha ish-drejtuesi i Policisë.

Por çfarë e pengon strukturën e posaçme që të godasë atë pjesë të politikës që është e implikuar?

Prençi shprehet se kjo mbetet për t’u zbuluar, ndërsa shton se kemi të implikuara të gjitha nivelet e politikës qendore.

 

Lini një Përgjigje