
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit politike, teksa është ndalur dhe te lëvizjet e SPAK.
Rama mburret se e bëri PS reformën në drejtësi, por sipas avokatit, Partia Socialiste zgjodhi ta pranojë duke mos prishur raportet me Washingtonin.
“Socialistët e kanë sforcato sepse s’mund të prisheshin me Amerikën. Natyrisht ky është momenti politik që secili e diskuton në mënyrën e vetë. Atyre iu ra barra për ta miratuar. Ai nuk gënjen deri këtu, po të donin krijonin një krizë të brendshme dhe nuk e miratonin. Tani ç’është reforma në drejtësi. Është shpëtimi i Shqipërisë. Sepse këtu ne na ka marrë frymën korrupsioni. Të keni parasysh zonjë se çdo shoqëri që pushtohet nga korrupsioni nuk ecën dot përpara.
Roli është i Washingtonit por këta nuk i ranë ndesh. Vullneti i tyre është por reforma është strukturuar ndërtuar nga Washingtoni. Ke fjalimin e Blinken që tha se SPAK e kemi ne dhe reformën në drejtësi. Nuk kanë urdhëruar ata kanë strukturuar përmes ekspertizës”, tha Ngjela.
Lini një Përgjigje