
Juristi Kreshnik Spahi tha në një intervistë se pa SHBA Kosova nuk është shtet sovran dhe e humbet për 24 orë pavarësinë.
Sipas Spahiu, projekti i Ramës dhe negocimi i Britanisë së Madhe janë oferta e fundit e SHBA për Kurtin dhe nëse nuk pranon, serbët e veriut fitojnë autonominë brenda territorit të Kosovës.
“SHBA s’e pranon më në tavolinë Kurtin, as Berlini s’e kontakton, as Parisi, as Brukseli. Oferta e fundit për Kurtin janë projekti i Ramës dhe Londrës, pas kësaj vijnë sanksionet dhe ai më i keqi është që veriu shndërrohet në një protektorat ndërkombëtar dhe Kosova e humbet kontrollin, i jepet autonomi serbëve brenda shtetit të Kosovës. Oferta më e keqe përtej asociacionit do të jetë autonomia e serbëve në Kosovë dhe kjo do mbajë faturën e Kurtit”, tha Spahiu për Euronews Albania.
Spahiu tha se drafti për asociacionin i dërguar nga Rama në Berlin dhe Francë është i njohur, dhe Kurti ka disa ditë që ka dijeni për të.
Spahiu i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës të marrë në konsideratë projektin shqiptar dhe jo atë francez. Ky sipas tij është hapi i fundit që Kurti mund të bëjë për të mos e larguar më shumë Kosovën nga Shqipëria.
“I bëj thirrje Kurtit, që është një kryeministër shqiptar, se është në dinjitetin e tij të marrë në konsideratë projektin e Shqipërisë përpara atij të Francës, Gjermanisë, BE. Duhet të marrë në konsideratë projektin shqiptare dhe jo atë Francës. Është hapi i fundit që ai mund t bëjë për të mos larguar më shumë Kosovën nga Shqipëria. Që kur ka ardhur në pusht Albin Kurti, Kosova më shumë është larguar nga Shqipëria se është afruar. VV kishe në program bashkimin kombëtar, e premtoi 16 vjet, ditën që u bë kryeministër tha nuk më lejojnë ndërkombëtarët”, tha Spahiu.
Lini një Përgjigje