TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Qershor 2024, 10:34

Skandali seksual në Bashkinë Kukës, nis gjyqi në Apel për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin

Shkruar nga Pamfleti

Skandali seksual në Bashkinë Kukës, nis gjyqi në Apel

Në Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca për ish kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici dhe Alma Kaçin.

Gjici është dënuar nga Shkalla e Parë për shpërdorim detyre me 2 vite burg, ndërsa Kaçi, e cila shfaqet në një video intime me Gjicin, u gjet fajtore për akuzën e prostitucionit dhe u dënua me 1 vit heqje lirie.

Në seancën e së enjtes, prokuroria kërkoi dënimin me 2 viet e 8 muaj heqje lirie për Gjicin, pasi e akuzon atë për korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Ndërsa për Kaçin, dënimin me 1 vit burg, por me akuzën e korrupsionit aktiv.

Lini një Përgjigje