TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Qershor 2024, 10:54

Skandali te Onkologjiku, deputeti i PD kërkesë për interpelancë me ministren e Shëndetësisë

Shkruar nga Pamfleti

Skandali te Onkologjiku, deputeti i PD kërkesë për

Nisur nga skandali i fundit tek Onkologjiku, deputeti, Arbi Agalliu, ka dorëzuar ditën e sotme në Kuvend, kërkesën për interpelancë me ministren e Shëndetësisë.

Në një postim në Facebook, Agalliu thotë se është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë dhe të kuptohen arsyet se pse nul funksionon sistemi i mbrojtjes së pacientëve.

"Sot dorëzova kërkesën për interpelancë me Ministren e Shëndetësisë. Është domosdoshmëri dhe jetike të bëhet menjëherë transparencë përpara qytetarëve shqiptar.

Duhet të qartësohen arsyhet pse nuk ka funksionuar sistemi i mbrojtjes së pacientëve dhe pse kjo skemë korruptive ka kaq kohë që funksionon. Në fakt kjo është shëndetësia falas dhe nuk mund të jetë ndryshe kur vendi është i mbuluar nga korrupsioni", shkruan deputeti i PD.

Skandali te Onkologjiku, deputeti i PD kërkesë për

skandal onkologjik deputeti i pd interpelancë ministren e shëndetësisë

Lini një Përgjigje