TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Gusht 2023, 08:15

Skandali me “Sterilizimin”/ Si u shpërblye me tre poste njëkohësisht Arben Gjata nga Rama për shërbimin që i bëri qeverisë

Shkruar nga Pamfleti
Skandali me “Sterilizimin”/ Si u shpërblye me tre poste
Arben Gjata, Rama dhe Manstirliu

Në një video të publikuar në rrjetet sociale të ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, shfaqen mjekë të ndryshëm që flasin rreth të mirave të koncensionit të sterilizimit.

Mjekë të cilët flasin vetëm për pjesën e tyre teknike dhe funksionalitetin praktik të sterilizimit dhe jo për koston financiare apo mënyrën se si është bërë konçensioni 100-milionësh i sterilizimit.

Në një nga videot e publikuara nga Beqja, kirurgu i njohur, Arben Beqiri, është nga të vetmit që le të kuptohet se kostot e konçensionit mund të jenë një aferë, ose më së paku një kalkulim jo profesional. Dhe në vidoemosesazhin e publikuar nga Beqja në Facebook duket qartë kujdesi që tregon mjeku i njohur Beqiri në ndarjen e çështjes.

Po kush ishte një nga mjekët që firmosi dokumentacionin teknik për t'i dhënë 'OK' konçensionit korruptiv?

Nuk është e vështirë për t'u kuptuar, ai që u shpërblye në mënyrë të paligjshme nga pushteti i Edi Ramës është Arben Gjata, të cilit iu dhanë dy poste të rëndësishme në shëndetësi, ai i Rektorit të Universitetit të Mjekësisë dhe i Shefit të Kirurgjisë në QSUT.

Ishte po mjeku Arben Beqiri që e çoi në gjykatë konfliktin e interesit dhe shkeljen e ligjit me të dyja këmbët nga ministrja Ogerta Manastirliu dhe mjeku Gjata.

Por asgjë nuk ndodhi, sepse ligji po shkelej me dashje, dhe nuk ishte shkelje ligji me pavetëdije, por shpërblim për Gjatën për shërbimet e kryera.

Padia e kirurgut të njohur, Arben Beqiri, ndaj Ogerta Manastirliut dhe Arben Gjatës u rrëzua nga gjykata me një argument qersharak, ''nuk është formualuar akt-padia siç duhet''.

Pra, dukshëm drejtësia me regji nuk mund të vepronte ndaj Gjatës, sepse ai i kishte shërbyer pushtetit.

Në akuzën e tij të depozituar në gjykatë, doktor Beqiri argumenton se Ministria e Shëndetësisë ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin duke i dhënë rektorit të Universitetit të Mjeksisë edhe një post të dytë, drejtimin e shërbimit të kirurgjisë në QSUT një pozicion kyç që kërkon angazhim me kohë të plotë.

“Jam këtu si qytetar dhe kërkoj mbrojtjen e ligjit, aspak për interesat e mia personale. Do t’i shkoj çështjes deri në fund, këtu ka një konflikt të pastër interesi. Kjo është vënë re nga i gjithë stafi akademik”,- tha Beqiri.

Zgjedhja e Gjatës si Shef Shërbimi i Kirurgjisë Digjestive është bërë direkt nga qeveria.

Dhe 'çuditërisht' përkon me kohën pasi ishte miratuar konçensioni i sterilizimit.

U përfol në atë kohë si lëvizje e çuditshme shkelja e ligjit për Arben Gjatën nga Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu, gjë që u shua shpejt për shkak të fuqisë që pushteti i tyre ka mbi median.

U munduan ta kalojnë skandalin duke pëshpëritur se rivali i gjatës, një nga mjekët më të shkëlqyer në fushën e tij, na paska 'njollë në biografi' ndaj edhe është penalizuar.

Por ja që nuk paska qenë vetëm 'njolla në biografi' e kirurgut Beqiri, por paska qenë i lartë detyrimi për ndaj Gjatës për firmat në konçensionin milionësh të sterilizimit ato që kanë bërë të mundur emërimin e tij arbitrarisht në dy poste.

Nuk duhet harruar se Gjata ka patur edhe një 'post' të tretë, atë të analistit nëpër studiot televizive ku bënte avokatinë e pushtetit thuajse çdo natë./ Syri

skandali me “sterilizimin” arben gjata

Lini një Përgjigje